AstronomiThis is a featured page

H Y R J E Do të japim një përmbledhje të shkurtër të veprimtarisë së këtij kolosi të shkencës së fizikës, që i trasoj me sukses bazat e saj dhe i ndihmoj njeriut që të avancojë shkencën deri në nivelin e sotëm. Jeta dhe veprimtaria e tij është përplot me sfida, por zbulimet e tij dhe guximi i tij për të dëshmuar të drejtën dhe të vërtetën, për ne janë mësim i madh se si duhet sakrifikuar për të arritur një qëllim të caktuar në jetë. Sot në botë ka shumë institucione që mbajnë emrin e Galileut, por ka edhe projekte grandioze të cilat funksionojnë dhe të cilat poashtu kanë emrin e të madhit Galile. Po përmendim vetëm projektin amerikan për eksplorimin e planeteve të sistemit diellor, i cili është projekti më i shtrejtë në historinë e explorimeve në hapsirë, dhe që në fakt quhet sonda Galileu. Kjo sondë ka arritur rezultate të paparashikueshme për njohuritë tona të deritanishme mbi planetet tjera dhe satelitët e tyre, mirpo kjo le të mbetet si temë studimi për më vonë, ndërsa tani të kufizohemi në jetën dhe veprimtarinë e hershme shkencore të Galileut. GALILEO GALILEU (jeta dhe veprimtaria) Pikërisht me 15 shkurt, u mbushen 440 vjet që kur lindi njëri ndër shkncëtarët më të mençur të njerëzimit, fizikanti dhe astronomi Italian Galileo Galileu. Njeriu i cili theu akullin mes fesë dhe shkencës, iluzioneve dhe së vërtetës. Është personaliteti më me rëndësi i shkencës dhe teologjisë së asaj kohe. Ishte i respektuar edhe nga kleri kishtar, por edhe nga rrethi i intelektualëve Italianë dhe Europianë të asaj kohe. FËMIJËRIA E GALILEUT Më 15 shkurt të vitit 1564, në qytetin italian, shumë romantik të Pizës, i njohur me kullën e pjerrët në formë cilindrike (e cila vitin e kaluar, me 2002 u riparua ), lindi Galile Galileu. Ky fëmijë u lind në një familje të varfër, me kulturë të lartë.Ky fëmijë i vogël më vonë do të bëhet njeriu më i respektuar i Italisë dhe Europës së asaj kohe. Edhepse Galileu lindi në një familje të varfër Italiane, ai u rrit në një familje me kulturë dhe në një rrethinë shumë të pasur me intelektualë. Babai i Galileut ishte një njeri me kulturë të lartë. Ky e dërgoi djalin e tij të ndiqte mësimet fetare në manastirin e Vallembrosit në të cilin Galileo i vogël i mori mësimet e para themelore dhe një edukatë të rëndësishme. SHKOLLIMI I GALILEUT Gjatë kohës së shkollimit të mëtejmë, Galileu u përcaktua për rendin jezuit dhe kjo është arsyeja, pse ai ishte i dhënë shumë pas religjionit.Ky përkushtim i madh i tij ndaj fesë më vonë do të bie ndesh me vrojtimet e tij dhe ngatërresat që kishte ky me gjykatën e shenjtë të kongregacionit. Galileu, një kohë studioi mjekësinë dhe si hobi kishte muzikën dhe vizatimin e lirë, por më vonë në mënyrë definitive ky u përcaktua për studimin e matematikës dhe të shkencave të sakta.Në këtë qëndrim të tij rolin kryesor e luajti matematikani i shquar Italian Ostilio Riki, i cili zbuloi te Galileu cilësitë e tij të vërteta dhe talentin e tij të madh. Djaloshi i ri, që në fillim tregoi inteligjencë të lartë në kuptimin e të vërtetës shkencore. Ai hodhi poshtë edhe autoritetin që kishte Aristoteli, Ptolemeu dhe disa filozofë grekë. Në moshën 25 vjeqare, Galileu bëhet profesor i matematikës në Pizë. Në atë kohë ky e bën zbulimin e dukurisë së rënjes së lirë të trupave e njohur mirë në Mekanikë(shih.rënja e lirë). Ky zbulim u vlerësua lart nga Njutoni, sikurse edhe transformimet e kordinatave që u vlerësuan lartë nga Ajnshtajni, te problemi i transformimeve të Lorencit në mekanikën relativiste. VROJTIMET E GALILEUT Edhe pse Galileu nuk ishte i pari që konstruktoj dylbitë, ai ishte i pari që dylbitë i drejtoj kah qielli, duke hapur kështu një epokë të re, erën astronomike të vrojtimeve me teleskopë. Rezultatet e vrojtimeve të kryera nga ai ishin shumë inkurajuese, dhe ne mundë ti përmendim disa prej tyre: Sipërfaqja e Hënës, sipas vrojtimeve të tij është jo e rrafshtë, apo e ngjajshme me sipërfaqen e Tokës. Kurse më parë mendohej se sipërfaqja e Hënës është e rrafshtë. Rruga e Qumshtit nuk është vetëm një shirit i një mjegulle të ndritshme, por është një konglomerat i madh i yjeve të veqanta. Venera i ndryshon dimensionet këndore, dhe kalon nëpër faza të njëjta me të Hënës. Saturni është i formës tridimensionale, por te ky planet nuk arriti që të shoh unazën e Saturnit, për shkak të fuqisë së vogël të teleskopit të tij. Në vrojtimet që i bëri Jupiterit, Galileu dalloj tek ai një dukuri shimë interesante. Disa trupa dalin dhe fshihen pas Jupiterit.Ai më vonë kuptoj se është fjala për satelitët e tij, zbulim ky shumë i rëndësishëm në Astronomi. Galileu vërejti se katër përcjellësit më të afërt të Jupiterit, rrotullohen rreth tij, dhe ata ndodhen në forcën e tij tërheqëse. Ky zbulim u krye prej 7 janar e deri me 2 mars të vitit 1610. Pasi që rreth Jupiterit rrotullohen satelitët, atëherë u largua çdo dyshim i rremë se Toka është e rrafshtë dhe e palëvizshme. Kjo për Galileun ishte një sfidë e re. Por si ta bënte të njohur një gjë të tillë, kur inkuizicioni i asaj kohe ishte shumë i ashpër ndaj heretikëve (njerëzve të pafe), që i kundërshtonin mësimet kishtare. ZBULIMET E GALILEOS Derisa me problemin e lëvizjes së planetëve merreshin mendimtarët gjysmë të harruar dhe të cilët në një mënyrë a tjetër reprodukonin teorinë e vjetër, qarqet kishtare nuk shfaqën ndonjë ndjenjë shqetësimi. Por, me paraqitjen e veprës së Kopernikut dhe të zgjerimit të idesë së sistemit heliocentrik, kisha filloi ta ndjekë si mësim që nuk përputhet me librin e shenjtë. Inkuizicioni e anatemoi veprën e Kopernikut dhe e vendosi në indeks të librave të ndaluara, përderisa të mos kryhen disa përmirësime në të. Në anën tjetër, ndiqeshin të gjithë ata të cilët përhapnin idenë e Kopernikut. Më e theksuar ishte ndjekja në tokën e papëve – Itali, ku edhe i sulmoi dy mendimtarë më të mëdhenj italianë të shek. XVI dhe XVII – Xhordano Brunon dhe Galilo Galilein. SAKRIFIKIMI I XHORDANO BRUNOS Ka qenë filozof mësimi i të cilit përmbante vija edhe mistike edhe materialiste. Në punimet e veta jo vetëm se predikoi idetë e Kopernikut, por shkoi edhe shumë më larg. Ai i pari shpreh mendimin për numër pambarim të madh të botëve, të ngjashme me sistemin diellor, se yjet janë diej të largët,rreth të cilave lëvizin planetët, të banuar me qenie që mund të jenë më të ngritura se ne. Xh.Bruno bie në duart e Inkuizicionit dhe pas mundimeve shumëvjeçare e ndezin në turrë të druve në Romë, në Sheshin e Luleve, në shkurt të vitit 1600. Rasti i Gjordano Brunos, është sakrifica më e madhe që ka mundur të bëjë një njeri në mbrojtje të kauzës së drejtë shkencore nga Inkuizicioni kishtar.
Xhordano Bruno -ishte një astronom guximtar, i cili shprehu haptazi mendimet e veta se Dielli ndodhet në qendër të sistemit Diellor, ndërsa Toka dhe planetet tjera rrotullohen rreth tij. Kjo ishte thënë edhe në veprën e Kopernikut ,,De Revolucionibus” prandaj Bruno, mbronte me guxim qëndrimet e tij në këtë vepër madhështore për atë kohë. Për bindjet që kishte, inkuizicioni kishtar i asaj kohe e dogji në turrë të druve,para masës së popullit.Prandaj me plotë të drejtë themi se Gj.Bruno ka qenë është dhe do të mbetet,simbol i sakrifikimit dhe flijimit në luftë për të drejtën dhe të vërtetën.

Gjordano Bruno u dogj në turrë të druve para syve të shumë njerëzve për shkak të bindjeve shkencore.Ai para se të digjej tha: ,, Ju po më digjni vetëm ta dini se bota prapë po rrotullohet, rreth boshtit të vet dhe rreth Diellit“. G.Galilei – njëri prej themeluesve të mekanikës, mezi i shpëtoi të njëjtit fat. Gjatë disa muajve të viteve 1609-1610 duke vrojtuar trupat qiellorë kreu disa zbulime dhe shumë shpejtë arriti t‘i komentojë.Çdo zbulim i tij në këtë drejtim ishte një goditje e rëndë për qarqet kishtare, sepse njëkohësisht vërtetonte teorinë e Kopernikut. Kësisoji në Hënë zbuloi malet dhe mjaft saktësisht i mati lartësitë e disa prej tyre. Me këtë tregoi se Hëna nuk ka kurrfarë natyre qiellore të jashtëzakonshme që aso kohe i përshkruhej, por është e ngjashme me Tokën. Pastaj vërejti fazat e Venerës, ngjashëm me ato të Hënës, plotësisht ashtu si e parashikonte Koperniku. Kjo tregonte se Venera rrotullohej rreth Diellit, sepse në të kundërtën, sikur të rrotullohej rreth Tokës, fazat do të kishin renditje tjetër. Galilei zbuloi gjithashtu katër satelitët e Jupiterit, të cilët rrotullohen rreth tij, sikurse Hëna rreth Tokës. Ai duke njehsuar periodën e rrotullimit të tyre rreth Jupiterit, i cili edhe vetë rrotullohet rreth Diellit, i dha goditje të rëndë mendimit të Aristotelit dhe të atyre që mbronin idetë e tij: se qendër e lëvizjes mund të jetë vetëm trupi i palëvizshëm. G.Galilei bëri edhe zbulimin e njollave në Diell, pastaj tregoi se Rruga e Qumështit, e cila nga Toka duket si shirit ndriçues, në fakt paraqet grumbull të yjeve tepër të larguara. Këto zbulime vërtetonin gjithashtu terinë e Kopernikut:se nuk është e mundur që të gjithë këta trupa qiellorë të rrotullohen rreth Tokës së vogël të palëvizshme. Ai me vendosmëri ishte kundër shkencëtarëve skolastikë të kohës së vet, ashtu që si shtatëdhjetëvjeçarë u thirr para gjyqit të Inkuizicionit. Që ta shpëtojë veten qe i detyruar ta mohojë lëvizjen e Tokës. Por, kurrfarë ndjekje nuk ka mundur ta ndalë zgjerimin e mësimit të Kopernikut, ndërsa triumfin e vërtetë e arriti me Keplerin kur zbuloi ligjet e lëvizjes së planetëve. SUKSESI I TIJ Kundërshtarët e teorisë sipas së cilës, Toka lëviz thonin se nëse kjo është e vërtetë që Toka lëviz, atëherë ajo duhet ta lerë Hënën prapa vetes! Teoritë e asj kohe theksonin se çdo trup në qiell e ka vendin e vet në Univers, dhe zbulimi i gravitetit ishte gjëja kryesore e cila bëri që kjo doktrinë të bie poshtë. Këtë gjë e dëshmonte sidomos zbulimi i 4 satelitëve të Jupiterit. Të gjitha risitë e veta në zbulimet kryesore Galileu i shpalli në librin e tij ,,Siderus Nuncius“-revista yllore.. Në lidhje me vlerat dhe rëndësinë kryesore të këtyre zbulimeve, mendimet në mes të shkencëtarëve ishin të ndara dhe Galileu me 1611 shkoi në Romë në mënyrë që ti mbrojë qëndrimet e veta edhe para Papës dhe astronomëve të tij. Në Romë Galileu u pranua me respekt të madh,ndërsa astronomi i papës Claviusi, vërtetoj se disa zbulime të Galileut i kishte vërtetuar, përmes dylbive të cilët ia kishte dërguar atij vet Galileu, por disa sipas tij nuk ishin të vërteta. Misionarët e kishës të gjitha zbulimet e Galileut i kishin dërguar gjer në Kinë dhe Indi. Ndërsa Galileu në atë kohë u emërua anëtar i akademisë, e njëkohësisht edhe filozof dhe matematikant, pranë princit të madh të Toskanës. Për këtë u detyrua që të shpërngulet dhe të jetojë në Firencë. PROBLEMET ME INKUIZICIONIN Kur u duk se Galileu e arriti zenitin e famës së tij si shkencëtar, për meritat që kishte në fushën e matematikës, fizikës dhe astronomisë, dhe shkëlqimit që kishte si intelektual me njohuri dhe kulturë të lartë, nga smira apo mëria që kishin për të, filluan sulmet ndaj tij, dhe peripetitë për të. Sulmet e para ndaj Galileut erdhën nga feja Ortodokse, për shkak të siq thonin ata ,,gënjeshtrave në lidhje me lëvizjen e Tokës të plasuara në opinion nga ky heretik“. Sulmi i dytë erdhi nga aastronomi tjetër jezuit, gjermani Shajner në lidhje me përparësitë e vështrimit të pishtarëve diellor. Më 1613, Galileu i shkroj një letër, nxënësit të tij Kastelit, me të cilën i mbron pikpamjet e Kopernikut dhe idetë e tij në lidhje me Tokën dhe sistemin heliocentrik. Sipas Kopernikut, Dielli është në qendër të sistemit diellor, kurse planetet tjera rrotullohen rreth tij. Kjo teori e kundërshtonte doktrinën e Ptolemeut. Letra e Galileut filloj të qarkullonte në mënyrë të lirë në tërë Toskanën dhe më gjerë. Kah fundi i vitit 1614, murgu kishtar Kaqini, ishte i pari i cili e gjykoj qëndrimin e Galileut. Më 1616, vepra e Kopernikut ,,De Revolutionibus“ u vendos në indeksin e librave të ndaluara, dhe Galileu u ftua urgjent në Romë që të deklarohet se është i distancuar nga teoria e Kopernikut. Galileu iu përgjegj ftesës dhe shkoi në Romë me mendimin se do të arrinte që ti bindë autoritetet në Romë,që të mos e ndalojnë këtë libër sepse gjërat që thoshte Koperniku në atë libër janë të vërteta dhe janë në interes të njerëzimit. Ai në Romë mori rolin e avokatit të Kopernikut dhe doli haptas në mbrojtje të teorisë së tij. Mirëpo pas një kohe përsëri kthehet në Firencë me urdhër të princit të Firencës.Aty Galileu u sëmur dhe iu desht të qëndrojë në shtrat për 7 vjetë me radhë nga 1617 deri më 1624. Por edhe sëmundja nuk e pengoi që të polemizojë me kishën në lidhje me kometën e ndritshme e cila u paraqit në vitin 1618. Është me rëndësi të thuhet se tri vjet para se të lind Galileu mbi vendin tonë në Kosovë dhe në tërë gjerësinë e kësaj zone prej 42° u bë zënia e plotë e Diellit.Zënja e Diellit është bërë edhe disa herë, mëpastaj. Një jezuit romak Horatio Grasi, shkencëtar dhe anëtar i akademisë edhe pse pajtohej në disa pika me Galileun, në disa tjera ishte në polemikë të pandërprerë. Galileu këtë herë doli në opinion me librin ,,Dialogo sopra i due massimi sistemi del mondo“, shkruar në gjuhën italiane dhe atë latine. Këtë bisedë e bënë tri personalitete të njohura të asaj kohe, Salvadi, përfaqësuesi i ideve të Galileut, Sagrado, i pa anshëm dhe Simplicio, protagonist i ideve të Aristotelit dhe Ptolemeut. Kështu që Papa Urbani i VII-të , e kishte ndier veten të fyer në lidhje me këtë dhe më 1632 ndaloi librin e Galileut dhe e akuzoi atë për propagandë duke urdhëruar që ai të sillet para gjyqit të shenjtë të Kongregatës – Inkuizicionit. Galileu ashtu i sëmurë siç ishte u detyrua të shkonte në Romë dhe të takohet me akuzuesit e tij. Gjyqi u mbajt në qendrën e Inkuizicionit në kishën Santa Maria sopra Minerva. Në gjyq doli më 22 korrik 1633 dhe aty ai pranoi se ndoshta kishte gabuar edhepse e dinte që nuk kishte gabuar asgjë. U gjykua me burg shtëpiak (custodia honesta), ashtu që për tri vjet, vetëm një herë në shtatë ditë të dalë për lutje në kishë.Në krahasim me rastin tragjik të Gjordano Brunos ky ishte një dënim i lehtë për të. Pas një kohe, Galileut iu lejua që të kthehet në shtëpinë e vet në Arcetra.Aty ai jetoi deri sa vdiq, në moshë të shtyrë dhe plotësisht i verbër, më 8 janar të vitit 1642. JETA SHKENCORE E GALILEUT Tërë jetën e vet Galileu ia përkushtoi, shkencës dhe fizikës eksperimentale. Ai shkruajti veprën e njohur ,, Discorsi del naore scienze“, në të cilën vepër spjegoi mekanikën në baza matematikore.Në këtë vepër ky erdhi shumë afër ligjit të parë të mekanikës apo parimit të inercisë. Në shumë pjesë ai prekë shumëçka nga ligji i dytë, gjë të cilën e pranon edhe vetë Njutoni. Pas zbulimit të satelitëve të Jupiterit, zbulimi i libracioneve të Hënës është kontribut i Galileut. Rënja e lirë është baza e kuptimit të lëvizjeve nën veprimin e forcës së rëndimit etj. PËRFUNDIMI Në një vend të vogël, afër Vinçencës, në Asiago, diku në alpet e Italisë veriore, gjendet ofiçina Galileo, me perimetër 120 centimetra.Ky observator u hap më 1942, me rastin e 300 vjetorit të vdekjes së Galileut, dhe në hyrje të tij shkruan: Syri i këtij astronomi të madh do të jetë i pranishëm përgjithmonë në këtë observatorë, ashtu sikurse 400 vjet më parë në Padova, drejtuar kah Universi i pafund. FIZIKA KLASIKE DHE KUFIJTË E SAJ Mekanika klasike është themeluar në faktin se në të gjitha sistemet e referencës, koha kalon(rrjedh) në të njëjtën mënyrë. Ndërkaq kjo nuk është gjithmonë ashtu. Natyrisht, bëhet pyetja se sa ka mundur me shekuj të mbahet ajo teori klasike dhe botëkuptimet klasike të hapësirës dhe kohës? Ajo teori me sukses është zbatuar dhe ka dhënë rezultate të mira në praktikë. Edhe sot përdoret ajo teori dhe me sukses i llogarisim lëvizjet e trupave qiellor, anijeve kozmike, mjeteve të ndryshme të komunikacionit etj, duke zbatuar ligjet e mekanikës klasike të Njutonit dhe duke shfrytëzuar transformimet e Galileut. Por sa dijmë ne për shkencëtarët të cilët i themeluan bazat e mekanikës klasike, siq janë Galileu dhe Njutoni, folëm më lartë. Tre ligjet e Njutnit paraqesin përgjithësimin shumëvjeçar të rezultateve eksperimentale deri te të cilat kanë ardhur njerëzit, duke i zbatuar ato në lëvizjen e makrotrupave dhe me rastin e shpejtësive të vogla. Janë të shpeshta pasojat dhe konkludimet nga këto ligje, të cilat janë vërtetuar në praktikë. Llogaritjet e punës së shumë makinave, llogaritjet e projektilave të ndryshëm, trupave qiellor, lëvizja e anijeve kozmike, që arrijnë shpejtësi edhe deri 10 km/s e më tepër etj, bazohen në ligjet e mekanikës klasike (Njutnit). Rezultatet e shumta eksperimentale dhe pamundësia e vërejtjes së kundërthënieve, shkencëtarët e shekullit XIX i ka sjellur deri në botëkuptimet e gabuara mbi univerzalitetin e mekanikës klasike. Ndërkaq, kah fundi i shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, janë zbuluar dukuri, të cilat kanë treguar se disa botëkuptime të mekanikës klasike janë të pamundura dhe të paqarta. Në lidhje me këtë ka filluar studimi i lëvizjeve dhe veprimit reciprok të mikrogrimcave (atomeve dhe elektroneve). Zhvillimi i hovshëm i elektroteknikës ka mundësuar shpejtësimin e elektroneve dhe në shpejtësi shumë të mëdha se që në fakt e ka elektroni, nëpërmjet disa aksceleratorëve. Këto janë shpejtësi, të cilat dukshëm i tejkalojnë shpejtësitë e makrotrupave në Tokë ose në kozmos. Duke studiuar strukturën e atomit, është arritur në përfundim se elektronet lëvizin me shpejtësi që i afrohen shpejtësisë së dritës në vakum. Në fillim të shekullittë XX-të, është kuptuar se ligjet e mekanikës klasike, janë vetëm të përafërta, dhe se me ndihmën e tyre nuk mundet që të shpjegohen dukuri të reja të fizikës të cilat gjer më atë kohë ishin të panjohura, si psh:dukuritë elektrike, magnetike, të teorisë së relativitetit, dukuritë kuantike etj. Teoria e relativitetit, përfshinë në vete edhe studime nga mekanika klasike, mirpo ato i merrë si raste speciale, të ashtuquajtura mekanikë relativiste, dhe e cila ka të bëjë posaqërisht me lëvizjen e trupave me shpejtësi të cilat janë dukshëm më të vogla se shpejtësia e dritës. Prandaj mundë të nxjerrim një përfundim të përgjithshëm sa i përket kufirit të zbatueshmërisë së mekanikës klasike.Nësistemet inerciale , ligjet e mekanikës klasike, nuk mundë të zbatohen me saktësi të madhe, për të githë trupat me dimensione makroskopike, dhe për të gjithë trupat të cilët lëvizin me shpejtësi të cilat janë të vogla në krahasim me shpejtësinë e dritës. Mirpo edhe gjatë studimit të lëvizjes së mikrogrimcave, ligjet e Njutonit nuk mundë të zbatohen, por për studimin e këtyre lëvizjeve vlejnë ligjet e mekanikës kuantike, përderisa për studimin e lëvizjeve të trupave të vegjël por që lëvizin me shpejtësi të përafërt me dritën, vlejnë ligjet e mekanikës relativistike.


KujtimBaraliu
KujtimBaraliu
Latest page update: made by KujtimBaraliu , Aug 13 2007, 8:47 AM EDT (about this update About This Update KujtimBaraliu Edited by KujtimBaraliu

3165 words added

view changes

- complete history)
Keyword tags: Astro
More Info: links to this page
There are no threads for this page.  Be the first to start a new thread.